3 Shkurt, 2023

Ndrek Luca, malësori nga Dukagjini që bëri të dashurohet me të gjithë Shqipëria. Ai është i gjallë edhe i vdekur

 Ndrek Luca, malësori nga Dukagjini që bëri të dashurohet me të gjithë Shqipëria. Ai është i gjallë edhe i vdekur

Nga Albert Vataj

Ndrekë Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë pasioni dhe përkushtimi sa dhe skenën, ishte ndoshta prej atyre potencialeve njerëzore që dha me mish e me shpirt energji krijuese, me të cilën ai ngriti në Panteon emrin e tij dhe në pavdeksi role dhe personazhe, tipa dhe karaktere të cilët mbetën gjurmë inkandeshente në historinë e kinematografisë shqiptare. Zemrën ai e blatoi në themelet e artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi ai në eterin e lavdisë.

Përgjatë gjithë rrugëtimit të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga shprehia e natyrshme e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat jetoi sa ishte gjallë, dhe do të kujtohet përgjithmonë.

Në kujtesën e kolëgëve, regjisorëve dhe operatorëve, ai ka mbetur shpirtërisht ai, malësori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni dhe përkushtimi. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.

Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumican prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.

Ndrekë Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë sa dhe pasionin për skenën. Shpirtin e tij e blatoi në themelet artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi në eterin e lavdisë.

Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga e zakonta e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat ai jetoi sa ishte gjallë, dhe kujtohet ende.

Në kujtesën e kolegëve, regjisorëve dhe operatorëve, familjarëve gjithashtu, ai, Ndrek Luca ka mbetur shpirtërisht ai, malsori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.

Rikard Ljarja pas vdekjes së tij është shprehur:

“Atij i plasi shpirti.

Vdekja e tij ishte një protestë kundër gjithë helmit e handrakut që gufoi e rridhte gjithandej e gjithkund, grykësisë, pseudokulturës, pseudodemokracisë, pseudoatdhetarisë e pseudofetarisë.

Edhe këtë radhë ai nuk kishte kohë, nuk kishte kohë dhe mundësi të merrej një i vetëm kundër gjithë asaj hipokrizie dhe shtiracakësh që e rrethonin, dhe iku. I la të gjithë. I përbuzi. Nuk i duronte, sepse i vetëm nuk mund t’i përballonte.

Por Ndreka është gjallë, është gjallë në gjithë veprën e tij aktoriale, edhe atë të shkruar, është gjallë edhe në të gjithë vdekjet e panumerta që ka interpretuar.

Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë.

Duhet studiuar dhe duhet marrë shembull’’.

Dhe ashtu është! Ndrek Luca mbetet gjallë. I pavdekshëm në gjithçka krijoi, në çdo vlerë që portretizoi duke e lënë pikërisht ikjen për në fund…

Ndrek Luca u lind më 3 Shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij shpërngulet në Shkodër qysh kur ai ishte në moshë të vogël. Që në fëmijëri ai ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës e Aviacionit kryer në Jugosllavi . Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe përkrahjes së regjisores ruse të këtij teatri Zina Andro, kalon në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1950 si aktor profesionist. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të ishte po atë vit në 11 Nëntor roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë personazhesh, mbi 100, që do ta bënin Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar.

Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera. Përveç interpretimit ai ka shkruar edhe pjesë teatrale ku më e njohura është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit “Migjeni” si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Del në pension në vitin 1987.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Tomorrit në filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1963. Më tej do të vazhdonin më se 30 role ndër më të spikaturat këtu mund të përmendim rolin e Dom Palit në filmin “Komisari i Dritës”, rolin e Kapter Rahmiut në filmin “Duel i heshtur” , rolin e Gjinit në filmin “Plagë të vjetra”, rolin e Pjetër Mustaqekuqit në filmin “Operazioni Zjarri”, rolin e Ndrios në filmin televiziv “ Udha e shkronjave” etj.

Të shumta kanë qenë Medaljet dhe Çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Kështu për rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.

Për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” ai do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 deri në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.

Për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” ai do të vlerësohej me Medaljonin Festivalit në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.

Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 Janar të vitit 1993.

Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit.

Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *