9 Qershor, 2023

Ndezi Luftën e Parë Botërore, Serbia rikthen në muze anijen ushtarake

 Ndezi Luftën e Parë Botërore, Serbia rikthen në muze anijen ushtarake

Serbia ka arritur të restaurojë dhe të kthejë në muze lundrues anije luftarake që filloi Luftën e Parë Botërore.

“SMS Bodrog” ishte një nga dy anijet e armatosura rëndë austro-hungareze që notoi atje ku bashkohen lumenjtë Sava dhe Danub në mesnatën e 28 korrikut 1914.

Dy topat e saj lëshuan predha ndaj pozicioneve serbe në Beograd për të startuar në këtë mënyrë luftën që zgjati 4 vjet, ku humbën jetën më shumë se 20 milionë persona.

Sipas kuratorëve, për restaurimin e kësaj anije, që tashmë quhet “Sava” kishte një interes shumë të madhe.

Ajo gjithashtu shërbeu dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u përdor nga nazistët gjermanë kur kontrollonin Kroacinë, si dhe ishte pjesë e marinës së ish-Jugosllavisë deri në vitin 1962, kur ju shit një kompanie private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *