9 Qershor, 2023

Ndërron jete Liri Lubonja

 Ndërron jete Liri Lubonja

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare nëna e publicistit të njohur Fatos Lubonjës dhe veprimtarja, Liri Lubonja.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i saj, Agim Lubonja i cili shkruan në rrjetet sociale: “U prehsh në paqe nënë e dashur.”

Zonja Lubonja njihet si veprimtare e luftës, gazetare dhe historiane. Ajo dhe familja e saj kishin vuajtur shume vite internimin në kohën e komunizmit, ndërsa ka shkruar edhe dy libra me kujtimet e saj.

Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.

Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me bashkëshortin, ajo dhe gjithë familja e saj, vuajtën persekutimet e regjimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *