27 Nëntor, 2022

Ndau Shakohoxhën nga gruaja, gazetarja shqiptare: Kam bërë sakrifica për dashurinë

 Ndau Shakohoxhën nga gruaja, gazetarja shqiptare: Kam bërë sakrifica për dashurinë

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat kanë shumë kuriozitet.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në një intervistë ku ka folur rreth jetës së saj private dhe dhuratave më të veçanta që ka marrë.

Ndërsa u pyet nga moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” nëse i kishin bërë një dhuratë si ajo që i bëri Cristiano Ronaldo partneres së tij, Georginës, ajo tha jo.

Dhurata më e kushtueshme që i kanë bërë është një pemë e mbjellë në kryeqytet. por moderatorja e sportit nuk vendosi të japë detaje rreth vendit ku ndodhet.

“Kam një pemë të mbjellë në Tiranë, nuk dua ta them ku është se mund të ma prishin, e kam shumë pikë të dobët. Ka kushtuar shumë edhe pse është një dhuratë simbolike. Është lulja mos më prek, ajo me lule të bardha. Diamant jo as nga i dashuri”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo u pyet nëse ka bërë ndonjëherë kompromise për dashurinë. Lei Kraja u përgjigj se ka toleruar më shumë seç duhet, madje ka falur edhe tradhtinë për hir të dashurisë.

“Kam bërë kompromise në lidhje dhe kam toleruar më shumë seç duhet për dashurinë. Kam falur tradhti, një gjë që rrotullohet rreth tradhtisë. Por s’e kam lënë Amerikën për dashurinë, nuk ka qenë kjo arsyeja”, shtoi ajo.

Historia me Shakohoxhën

Prej shumë vitesh Dritan Shakohoxha gëzonte statusin i martuar dhe baba i dy fëmijëve.  Sipas burimeve të afërta, prej disa muajsh Shakohoxha ka nisur proçeduarat e divorcit me bashkëshorten e tij, Miranda.

Njohjen me Shakohoxhën, Lei e ka nisur që në periudhën kur ajo u bë pjesë e “Supersport” dhe programacionit të Digitalb ku emisionet sportive udhëhiqeshin pikërisht nga Dritan Shakohoxha.

Mesa duket aty kanë lindur flirtet e para midis Lei Krajës dhe Shakohoxhës ku më pas janë konkretizuar në një marrëdhënie.

Një marrëdhënie e cila ka vazhduar prej kohësh duke u konkretizuar së fundmi edhe me një bashkëjetesë.

Mesa duket Shakohoxha është tejet i dashuruar me bukuroshen e shoëbiz-it, ndjesi kjo e cila e ka çuar atë të marrë edhe një vendim të tillë madhor, siç është divorci.

Nuk dimë nëse një lajm i tillë do ndikojë në  përzgjedhjen e tij si kryetar i FSHF-së duke qënë se Shakohoxha është një prej kandidatëve për postin më të rëndësishëm të sportit në Shqipëri.

Shakohoxha eshte shume vite me i madh se Lei Kraja, nderkohe qe ka edhe femije.

Shakohoxha, duke përfituar nga posti i tij si drejtor i Super Sport, përflitet se ka pasur afera edhe me Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin.

Këtë të fundit e hoqi nga puna pasi u prishën, ndërsa Bora Zemani përflitet se u divorcua pikërisht pasi i shoqi mori vesh aferën e saj me Shakohoxhën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *