27 Janar, 2023

Natën punonte si shofer taksie për të siguruar jetesën, ndërsa ditën si polic: Kush është babai i dy fëmijëve që i morën jetën

 Natën punonte si shofer taksie për të siguruar jetesën, ndërsa ditën si polic: Kush është babai i dy fëmijëve që i morën jetën

Luan Cenollari, personi i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë në kryqëzimin e “21 dhjetorit”, ishte punonjës i Policisë së Burgjeve. Makina e tij u përplas nga një “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq.

Përveç Cenollarit, viktimë e aksidentit ka mbetur edhe një person tjetër, Ali Bejo.

Sipas Sindikatës së Shërbimeve Policore në Shqipëri, vështirësitë ekonomike e kishin detyruar babain e dy fëmijëve që natën të punonte si taksist për të siguruar jetesën. Ndërsa gjatë ditës punonte si punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Mesazhi i Sindikatës së Shërbimeve Policore

Sot në ora 03:15, nga nje aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy femijeve, punonjes i Policise se Burgjeve me karriere mbi 20 vite ne sherbim.

Aktualisht punonjes i Forcave Operacionale prane DPBurgjeve.

Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve.

Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune!

Vetem pergjate vitit 2021 , deri ne Tetor, jane vetelarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjes dhe ky trend po vazhdon ne gjithe sistemin.

Te ndalosh pagesen sipas ligjit per punen ne te shtuna dhe te djela, te mos paguash ditet teper mbi 22 dite/pune, te mos paguash rregullisht ditet e festave zyrtare, t’ju heqesh armatimin e brezit mbi 90% te stafit policor, normal qe do priten aksidente e braktisje sherbimi! Kjo eshte “dhurata” c’njerezore qe dyshja zaptuese e burgjeve, po i ben punonjesve ne sistem.

Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushellime te ndjera familjes se kolegut tone duke garantuar qe do gjendet prane me gjithe mundesite e saj!

Prehu ne paqe kolegu yne i nderuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *