27 Nëntor, 2022

Nard Ndoka: Zgjuan nga gjumi bishën Sali Berisha, ai do i marrë para të gjithë tani

 Nard Ndoka: Zgjuan nga gjumi bishën Sali Berisha, ai do i marrë para të gjithë tani

Nard Ndoka komentoi zhvillimet e fundit politike.

Ai ka folur me superlativa për ish- kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

“Luli mbeti një kastravec në hije. Për 8 vite kishte alternativa të tjera brenda PD-së.

Basha u bë lider në mënyrë artificiale. Vetëm një herë t’i bërtasë Berisha Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës ata ikin vetë, janë pesha të lehta si politikanë dhe si njerëz.

Basha është i vetmi hajdut në Europë që u bë i pasur në opozitë.

Shqipëria ka shumë pak liderë, ndër të paktët është Berisha. Rikthimi i tij është një domosdoshmëri. Ai është kryeministri më i përgjegjshëm.

Berishën e zgjuan nga gjumi, zgjuan bishën dhe kur bisha zgjohet të merr përpara. Vetëm me z.Berisha do të kthehesha të bashkëpunoja në PD.

Ilir Meta është një politikan i jashtëzakonshëm, i pathyeshëm. Për moshën që ka, i ka provuar të gjitha. Do të rikthehet në politikë dhe do të jetë politikani i surprizave”, u shpreh Ndoka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *