1 Tetor, 2023

Nard Ndoka: Më doli Basha para në rrugë, por e injorova mashtruesin dhe i ktheva kurrizin

 Nard Ndoka: Më doli Basha para në rrugë, por e injorova mashtruesin dhe i ktheva kurrizin

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka treguar se si e ka injoruar kryedemokratin Lulzim Basha kur e ka parë në rrugë. Ndoka tha se në vend që të përshëndeste kur e pa Bashën në rrugë, i ktheu kurrizin.

Sipas Ndokës, Basha është një mashtrues.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë, por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij.

Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin.

Mendova për një moment ta respektoja si qytetar, por diçka e brendshme mu rrotullua.

Këtë mashtrues kam thënë se takoj, e kam shfryrë dufin tim,” tha Ndoka.

Ndoka e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij pasi kryedemokrati Basha nuk e përfshiu në listat e sigurta në zgjedhjet e 25 prillit e për pasojë nuk shkoi në Kuvend, pasi nuk mori dot as 300 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *