27 Shtator, 2023

Mustafa Nano: Nëse Berisha guxon të nxjerrë me dhunë Bashën nga PD, më 5 janar ai merr fund si politikan

 Mustafa Nano: Nëse Berisha guxon të nxjerrë me dhunë Bashën nga PD, më 5 janar ai merr fund si politikan

Analisti Mustafa Nano u shpreh se duke u bazuar në standardet që politika shqiptare ka për personat non grata, thirrja e Taulant Ballës drejtuar Sali Berishës për largim duhet të respektohet.

Lidhur me paralajmërimin e ‘Grupit të Rithemelimit të PD’ për Lulzim Bashën që të lirojë zyrën në 5 janar, Nano u shpreh se nëse kjo gjë nuk ndodh dhe nëse organizohet protesta e paralajmëruar nuk do të ketë incidente dhe konfrontime pasi sipas tij kjo gjë do të dëmtonte dhe më shumë Berishën.

-Z. Nano, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, ka kërkuar largimin e z. Berisha nga Parlamenti. Madje ka thënë se  ish-kreu i PD duhet të marrë shembullin e Tom Doshit dhe të lërë mandatin. Por,  ndërkohë vetë PS po bashkëpunon me PSD ku kryetari i saj është shpallur ‘Non Grata’

-Është nga rastet e para që bie dakord me Ballën dhe ka një standard, kur një person shpallet non grata duhet të largohet nga politika shqiptare. Ndërkohë me Berishën amerikanët e kanë shpallur non grata, ata duhet të respektojnë standardin që e kanë vendosur vetë dhe në bazë të këtij standardi Berisha nuk duhet të jetë në parlament.

-Z. Nano, Berisha ka paralajmëruar se në rast se Basha nuk liron zyrën deri më 5 janar, 3 ditë më pas do të organizohet një protestë kombëtare ku 44 mijë anëtarët e PD që e shkarkuan në referendum do të hyjnë në seli. A ekziston mundësia që të ketë konfrontime? Çfarë pritet?

-Vazhdoj ti qëndroj mendimit që do të jetë fundi i Berishës nëse konfrontohet. Nëse ai e bënë këtë gjë nuk ka opsion tjetër. Nëse nuk merr selinë ai mund të krijojë një parti dhe unë besoj që ai mund të ketë shumicën e PD. S’ka pse të rrezikoj kaq shumë, por nëse e vënë do të thotë që s’ka mbështetës. Besoj që nuk do të ushtrohet dhunë pavarësisht paralajmërimeve. Janë paralajmërime që të mobilizojnë demokratët, por vetëm kaq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *