Mustafa Nano: Berishën e përbuz për shumë gjëra, por dhe e admiroj

Gazetari Mustafa Nano e cilëson Sali Berishën si një personazh shumë të fortë. Nga emisioni “Të Paekspozuarit”, Nano u shpreh se pavarësisht se e përbuz ish- liderin demokrat për shumë gjëra, e admiron atë për forcën që ka.
Siç u shpreh Nano, PD është parti e Berishës, por pavarësisht kësaj, gazetari thotë se ai do të krijojë parti të re dhe do marrë pjesën më të madhe të PD.
“Berisha është një personazh shumë i fortë, e përbuz për shumë gjëra por për forcën që ka e admiroj.
Ajo parti është e Berishës. Por unë mendoj se ai do krijojë partinë e re dhe do marrë pjesën më të madhe. Unë kështu e shoh finalen.
Ramës mund ti veshim të gjitha mëkatet e botës, por spektakli ka ndodhur para skenës. Unë do doja që Basha të shkëputej nga ky stil politik.
Tani ka alamet rasti, nga mendësitë ai nuk është shkëputur. Unë personalisht kam pritur që të distancohet Basha nga berishizmi.
Unë e përfytyroj që të dalë para publikut dhe të kërkojë falje e të tregojë se këtu ka një dukuri që është berishizëm. Të ngrejë zërin, të denoncojë dhe të çlirohet”, tha Nano.