Muç Nano: Berisha njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë

Mustafa Nano ka “shpërthyer” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nano e konsideron Berishën si një qënie të pështirë dhe të pacipë.
“Sali Berisha është njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë, e jo thjesht në jetën reale.
Edhe në libra e filma rrallë kam hasur një njeri më të pacipë e më të pështirë.
Dhe nuk të zhgënjen kurrë: “mbetet i tillë deri në fund”, shkruan Mustafa Nano.
Kujtojmë që Mustafa Nano dikur ka qenë me PD, madje ka punuar edhe në Ambasadë.
Por që kur e hoqi Berisha, ai u bë kundërshtari më i egër i tij.
Prej më shumë se 20 vitesh, Nano njihet si gazetar i afërt me PS dhe Ramën.
Ai u bë i famshëm për thirrjen e tij, që të mblidhen gjithë qelbësirat për rrëzimin e Berishës më 2013.