Muç Nano: Berisha është i mbaruar, SHBA e përdori Bashën t’i fusë shkelmin dhe nuk i hapet barku për të

Analisti Mustafa Nano u shpreh se hyrja në zgjedhjet e pjesshme vendore të Berishës së bashku me LSI-në, është e turpshme.
“Koalicioni i dy politikanëve të dëshperuar”, e cilësoi Nano bashkimin e LSI dhe Grupit të Rithemelimit. Sipas tij Berisha është në këtë koalicion për arsye që dihen dhe Meta për arsyet që e presin, duke shtuar se GJK mund ta shkarkojë atë nga posti i presidentit.
-Nano, z. Berisha prezantoi kandidatet e vet për ne zgjedhjet e 6 marsit pas primareve. Si proces, përtej legjitimitetit, është demokratik?
-Është më demokratike se shumë të tjerat. Është version amerikan, dhe pse ata se duan e praktikojnë sepse nuk e ndryshojnë dot. Tradita respektohet dhe kur është e gabuar. Mendoj se nuk ka pasur transparencë, dhe kryesisht në masë kishte burra. Në 2022 të shohësh vetëm të njëjtës gjini në mbështetësit e partisë.
-Duke se grupi i z. Berisha është një hap para qofte për mënyrën e përzgjedhjes, qofte për gatishmërinë për t’u përballur ne zgjedhje? Sa shanse i jepni ju?
-Shpresoj që të verifikohet atë që në momentin që Berisha ka qenë te Arena dhe nga ai moment e këtej kemi një rënie të ndikimit të Berishës brenda partisë.
Berishën e shoh në rënie, demokratët do të kenë një lloj zhgënjimi. Ata po hyjnë në zgjedhjet e 6 marsit në siglën e LSI, është e turpshme. Nëse s’do ishte LSI, Berisha nuk do hynte dot në zgjedhje.
-Përfaqësuesja e LSI, Erisa Xhixho deklaroi se kjo force do te mbështesë kandidatët e primares. Një sfide reale për Lulzim Bashen ky bashkim apo për Edi Ramen?
-Ky është një koalicion e dy politikanëve të dëshpëruar. Berishën për arsye që e dimë dhe Metën për arsye që e presim, sepse bënë vaki që GJK e shkarkon. Kjo është aleanca e ardhshme, Berisha dhe Meta do jenë kundër Bashës dhe ky i fundit s’do ketë zgjidhje tjetër veç të bëjë koalicion me Ramën.
Unë kam përshtypjen që LSI dhe Rithemelimi i PD do shkrihen në një parti. Pjesa më e keqe e Shqipërisë është ajo e atyre që merren me politikën aktive. Sot kemi një minorancë të zëshme që dominon çdo gjë.
Nuk besoj se ambasada amerikane po i digjet barku për Bashën. Ata po e mbështesin atë, por e vërteta është që ai është një aleat i amerikanëve nga halli se përmes tij duan ti fusin shqelmin Berishës.
-Dua te kujtoj se ne Durres PS ka kandidatura znj. Sako qe pak thotë si profil. Përjashtoni qe ne Durrës ku u godit edhe z. Duka, z. Rama te asistoje Lulzim Bashen me bashkinë si dhurate me 6 mars?
-Nuk besoj shumë te këto skenarë, mendoj që secila do luftojë për vete. PS në Durrës është dobësuar, por nuk e di nëse është dobësuar aq sa duhet. Nëse do të thoja që PS do të humbiste në një bashki, do ishte Shkodra. Por dhe në Durrës ajo ka humbur peshë, por nuk besoj që të humbasë.
-Nese grupimi i z. Berisha arrin rezultat pozitiv ne 6 mars, çfarë vlere ka non grata jo për ShBA, por për PD-ne e Lulzim Bashes?
-Nuk besoj se Berisha merr bashki. Mund të dalë forcë e parë brenda PD, por nuk do të thotë asgjë. Për Bashën nëse disfata është e qartë demokratët duhet ti thonë që të largohet. Por besoj se Basha do dalë më mirë seç presin shumë njerëz.
-I qëndroj pyetjes sepse p.sh edhe z. Veliaj pasi fitoi zgjehjet tha se ky ishte referendum edhe për prishjen e teatrit. Mund te hyje ne loje z. Berisha përmes këtij ballafaqimi demokratik?
-I shoh të gjitha rrugët e bllokuara që Berisha të rikuperojë. Nuk është vetëm non grata, por dhe fiziku i tij është rrënuar. Nga do që ti vish rreth Berishës ka një rezultat të njohur, është i mbaruar.