28 Nëntor, 2023

Monstra nga Gjirokastra, që abuzonte me vajzën e nipit

 Monstra nga Gjirokastra, që abuzonte me vajzën e nipit

53-vjeçari Kabuli Hunda nga Gjirokastra u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me një 16-vjeçare.

16-vjeçarja është vajza e nipit të autorit.

Prej disa kohësh 53 -vjeçari ishte kthyer nga Greqia pas vdekjes së të shoqes.

Të dyja familjet janë në gjendje të dobët ekonomike dhe prindërit e vajzës me probleme shëndetësore.

Duke shfrytëzuar këto rrethana 53-vjeçari k a krijuar lidhje intime me të miturën.

Marrëdhënia e tyre nuk ka mundur të mos bjerë në sy nga komuniteti, por askush nuk ka kryer denoncim.

16-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj marrëdhënieje.

Burime nga spitali pohojnë se ka patur hemorragji të lartë duke rënduar gjendjen e saj shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *