Monika Kryemadhi: Të arrestohet Ëngjëll Agaçi, i përfshirë në aferën e incineratorit të Elbasanit dhe Tiranës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shënjestruar Ëngjëll Agaçin, si ndër aktorët kryesore që duhet të arrestohet nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit.
“Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin.
Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Duke shfrytëzuar këtë kompetencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës por faturën financiare të kontratës.
Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj.
Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë”, thotë Kryemadhi përmes një video të shpërndarë në faqen e saj në Facebook.
Sipas saj, miratohet me VKM “financimi i një kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga Agjencia e Prokurimit Publik”