5 Dhjetor, 2022

Monika Kryemadhi 8 apartamente, vilë, 5 dyqane dhe garazhe: Shiti edhe 10 shtëpi për 900 mijë euro

 Monika Kryemadhi 8 apartamente, vilë, 5 dyqane dhe garazhe: Shiti edhe 10 shtëpi për 900 mijë euro

Nga Adriatik Doçi

Në 8 tetor të 2021, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga fillimi pasuritë në emrin e saj. Dokumenti i pasurisë i firmosur nga Monika Kryemadhi është i paprecedentë, pasi nuk deklaron vlerën e asnjë prej pasurive të paluajtshme.

Bashkëshortja e presidentit Ilir Meta deklaron në emrin e saj sot 14 pasuri të paluajtshme, konkretisht 8 apartamente, tre njësi tregtare, dy garazhe si dhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit, që të gjitha me vlerë të padeklaruar. Katër apartamente dhe njësitë tregtare janë pjesë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë.

Më parë, nga viti 2014 deri në vitin 2018, Monika Kryemadhi ka shitur edhe 10 apartamente me vlerë rreth 900 mijë euro. 9 apartamente të shitura janë pjesë e pallatit në Laprakë, ndërsa një apartament, i shitur 354 mijë euro në vitin 2016, është blerë për 400 mijë euro në vitin 2010 në Tiranë. Pra, edhe pse kanë kaluar 4 vite, apartamentin 200 m2, e kanë shitur 46 mijë euro më pak nga sa e kanë blenë.

Apartamenti i shitur me vlerë 354 mijë euro ka një histori të dyshimtë. Në vitin 2003, Meta dhe Kryemadhi blejnë një vilë në Golem për 60 USD. Për të blerë vilën në Golem kanë marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare në shumën 60 mijë USD. Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, Meta dhe Kryemadhi e shesin vilën në Golem për 300 mijë euro nga 60 mijë USD që e kishin vlerë. Me këtë lëvizje, Meta dhe Kryemadhi shlyejnë kredinë 60 USD, marrin një kredi tjetër 200 mijë euro, shtojnë edhe 200 mijë euro të tjera që siguruan nga shitja e vilës, dhe blejnë apartamentin 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë.

Edhe më e dyshimtë është historia e vilës në Gjirin e Lalzit. Në vitin 2008, Monika Kryemadhi blen 700 m2 tokë në Laprakë për 5 milionë lekë. 500 m2 tokë, Monika Kryemadhi, pretendon se ia ka falur vëllai dhe kështu u bë pronare e 1200 m2 tokë. Në vitin 2008, Kryemadhi lidhi një kontratë me kompaninë ‘Agikons’, për të ndërtuar një pallat, duke përfituar 35 % të sipërfaqes. Disa dyqane me sipërfaqe dhe vlerë të papërcaktuar Monika Kryemadhi i ka shkëmbyer me vilën në Gjirin e Lalzit, vlera të cilës vijon të mbetet mister.

Pasuria e deklaruar e Monika Kryemadhit 

Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2.

Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)

Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)

Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)

Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund

Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë.

Ilir Meta llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë.

Ilir Meta paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.

Mister paratë e shitjes së apartamenteve 

Apartament me vlerë 400 mijë euro, 200 m2, blerë në 2010, shitur 354 mijë euro në 2016

Shitur apartament 57 mijë euro (2014)

Shitur apartament 65 mijë euro (2014)

Shitur apartament 104 m2, 60 mijë euro (2016)

Shitur apartament 166 m2, 85 mijë euro (2016)

Shitur apartament 108 m2, 57 mijë euro (2016)

Shitur apartament 101 m2, 55 mijë euro (2017)

Shitur apartament 166 m2, 58 mijë euro (2017)

Shitur apartament 133 m2, 64 mijë euro (2018)

Shitur apartament 76 m2, 42 mijë euro (2018)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *