28 Janar, 2023

Misteri i vilës 760 mijë euro: A i referohet Gaz Bardhi Shkëlzen Berishës?! Historia e vilës në farkë

 Misteri i vilës 760 mijë euro: A i referohet Gaz Bardhi Shkëlzen Berishës?! Historia e vilës në farkë

Gazment Bardhi turbulloi skenën politike, duke ngritur hamendësime me një deklaratë të paqartë, por që qartësisht ishte një mesazh për ‘Rithemelimin’ e Sali Berishës, i cili thotë se përfaqëson opozitën e vërtetë.

Bardhi foli për një vilë të padeklaruar me vlerë 760 mijë euro, e cila mund t’i hapë telashe Rithemelimit me SPAK-un.

Sipas Bardhit, Rama e ka zbuluar vilën dhe me këtë sekret mban peng Berishën.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkroi Bardhi.

I pyetur nga gazetarët se për cilin politikan e kishte fjalën, Bardhi tha se u takon gazetarëve të investigojnë.

Deri më tani nuk ka prova, por Prapaskena ka mësuar se mesazhi i Gaz Bardhit i adresohet pikërisht Sali Berishës, pika e dobët e të cilit janë fëmijët Argita dhe Shkëlzeni.

A i referohet Gaz Bardhi një vile në Farkë, për të cilën Shkëlzen Berisha ka deklaruar se e ka marrë me qira 1 mijë euro në muaj?

Në vitin 2013, Shkëlzeni bleu një apartament 198 m2, së bashku me një parking, tek ETC në Tiranë, me vlerë 346 mijë euro.

Apartamentin e dha me qira rreth 4 mijë euro në muaj, ndërsa ia shiti në fund të 2015 Myftar Lumneshit për 600 mijë euro.

Vetë Shkëlzeni ka deklaruar se ka qëndruar me qira në një vilë me 1 mijë euro në muaj.

A i referohet Bardhi kësaj vile? Çfarë dokumentesh ka Bardhi për pronësinë e vilës dhe pse ka frikë të flasë me emra?

Gjithçka mbetet për t’u qartësuar dhe provuar në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *