27 Nëntor, 2022

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi i japin fund martesës shumëvjeçare?

 Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi i japin fund martesës shumëvjeçare?

Në mediat sociale po qarkullon lajmi se Mira Konçi dhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Burimet thonë se ata nuk janë më bashkë teksa nuk dihen ende arsyet e ndarjes.

Kujtojmë që Mira dhe Shpëtim Saraçi katër vite më parë u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo së fundmi kompozitori është parë në Shqipëri, kurse Mira dhe vajza e tyre Era vazhdojnë të qëndrojnë në SHBA.

Ndërkohë, këto dyshimet janë forcuar edhe nga fakti se ata nuk kanë më asnjë foto të përbashkët në rrjetet sociale, dhe për më tepër nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Mbetet për t’u parë nëse vetë dyshja do të reagojë pas këtyre lajmeve që po qarkullojnë për marrëdhënien e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *