Ministri “adoleshent”, Bledi Çuçi i vendos targa të personalizuara makinës super luksoze BMW të Ministrisë

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është shfaqur për herë të parë në Kuvend me makinë BMW super luksoze të tenderuar në kohën e Sandër Lleshajt.
Makina tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik për çmimin e saj.
Madje ajo u shndërrua dhe në objekt debate në sallën e Parlamentit.
Në seancat e shkuara, ministri Çuçi ka shkuar në Parlament në këmbë, ndërkohë që këtë enjte është fotografuar me BMW-në e gjeneratës së fundit.
Ajo që bie në sy është fakti se ministri Çuçi ka personalizuar targat, duke hequr ato të Lleshajt dhe duke vënë një targë të re me inicialet e tij “B.C”.
Me sa duket Çuçi mendon se e ka makinën e vet atë dhe i vë targa të personalizuara, si ndonjë adoleshent i vonuar.