27 Shtator, 2023

Militanti i ankohet Berishës: Doktor, është mbushur qeveria me ministra nga Mirdita dhe Tepelena

 Militanti i ankohet Berishës: Doktor, është mbushur qeveria me ministra nga Mirdita dhe Tepelena

Një anëtar i PD-së, teksa mori fjalën në Foltoren e Burrelit, krahas të tjerave i kërkoi ish-kryeministrit Sali Berisha që të promovojë të rinj e të reja edhe nga Mati.

“Doktor, është mbushur qeveria me ministra nga Mirdita dhe Tepelena”, i tha demokrati.

Ndërkohë ish-kryeministri vlerësoi të rinjtë e kësaj zone.

“Ka matjanë nëpër botë të denjë për të gjitha postet e këtij vendi. Njerëz të sukseseve të mëdha”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *