31 Janar, 2023

Mijëra shqiptarët që vrau Edi Rama

 Mijëra shqiptarët që vrau Edi Rama

Nga Brizida Gjikondi

Ata më të mirët, ata që me tokën e tyre i lidh e mira, e ndershmja, kujtimet, varret e të parëve, shpresa për më mirë dhe endrrat e fëmijëve, jo poshtërsitë, dallaveret, paaftësia për gjetiu dhe lëpirja e këpucës së krimit dhe pushteteve.

Po Edi Rama rezultoi përdhosësi i iluzioneve që ju ngriti shqiptarëve, fiks si një Rome i Shekspirit që gjatë ditës shkon reciton poezi poshtë ballkonit te Zhuljetes, por natën gdhihet bordellove.

Shqipëria ka boll shqiptarë të mirë, dinjitozë por që nuk vërtiten në lëmin e ndyrë të Ramës, Berishës dhe Metës.

Edi Rama zgjodhi të ngrejë shtetin e tij jo të shqiptarve për inerci dhe në të njëjtat themele me paraardhesit e tij, ai nuk u shkeput dot as nga mafiet lokale nga ku nxjerr deputetët etj, as nga mafia kombëtare. Por as nga pasunaret e fëlliqur shqiptarë që pasuritë i bëjnë sidomos duke grabitur pasuritë e shqiptarve ndaj duke i lëpire prapanicën pushteteve me rotacion, për të ndarë plackën e grabitur bashkarisht.

Nuk u shkeput as nga struktura e ndyrë e funksionimit të administratës, të mbushur me parazitë, intrigantë, xhepista, imoralë me tesere partie sipas rotacionit !

Mosndeshkueshmeria është tjetër tipar i tij, askush, askund, për asgjë nuk është kallzuar nga administrata e tij 9 vjecare, cdo poshtërsie, grabitjeje, shëmtimi dhe degjenerimi të jetëve të shqiptarve prej kësaj kasapane te ngritur ne sistem nuk i eshte bere dosja !

Edhe vetem kaq do mjaftonte për të kuptuar se sa e poshtër dhe e lidhur dhe plot imunitet është rraca e këtyre të treve, Rama Berisha Meta.

Asnjë ish-kryeminister, minister, zv.minister, sekretar i Pergjithshem, drejtor i Pergjithshem, Kadastrash, OSHE, AKBN-je, AKU-je, kryeinspektor e tërci e vërci me mijera shushunja që janë enjtur me gjak te paster shqiptari nuk ka cuar dhe nuk ka shkuar në kokërr të burgut.

Sepse sistemin e kanë mbyllur, Shqiperinë e kane futur në kolaps, moral, shpirtëror dhe psiqik. Shqiperia është në karantinë permanente, eshte fushe beteja ku ndeshen, lebrozët e moralit, djajte dhe vampirat që pijnë gjakun e saj. Secili për përjetesinë e tij fizike dhe materiale.

E kane kthyer në një territor ku ti ndjehesh poshtërsisht i tepërt, ndjehesh i shpifur në ndershmërine tënde, ku dhe ai që kujtoje se do bente nje Shqiperi vlerash, pavaresisht se kish 1000 te meta, rezultoi me prova thjesht nje egoist fodull që mardhenien e ka me delirin dhe egon personale jo me shpirtin e shqiptarve.

Administratën, Parlamentin dhe paranë publike e ka ndare dhe ndan me të ngjashmit e tij, të ngjashem qe kanë turirin e cdo poshtërsie që i është bërë këtij populli të shpërfytyruar.

Shteti nuk ngrihet as nuk ndahet me djaj dhe drakula !

Mund të bëhej dhe bëhet Shqipëria edhe pa bashkëpunuar me fundërina !

Berisha ka duart me gjak, Meta me gjak dhe pasuri shqiptari, por Rama ah Rama… ai ka vrarë me mijëra shqiptare, sepse jo vetem që i la ne dore dhe në mëshirë të dy të parëve, duke i amnistuar dhe relativizuar ata me bashkëpunimin e tij, por sepse të vrasësh shpresat, endrrat, ardhmërinë e mijëra njerezve qe tek ty gjenin dicka nga vetja eshte pabesi, shfarosje brezash, është mallkim kombetar, dhe nga mallkimet e te mirit të dëshpëruar duhet të kesh frikë…

p.s

Shqiperine po e ben si shkollat.. qe po i stukon e po i bojatis, po brenda jane bosh ose kane fëmije me shpirt dhe prindër të përpëlitur, shpesh me mësues injorantë dhe me libra shterpë, sepse shteti yt dështoi të formojë shqiptarë optimistë dhe mëndje hapur që të besojnë në vlera universale…

Sëra juaj mund te pretendoj të marë mongole, siriane, pakistaneze etj etj.. po dihet i doni thjesht per shërbetorë… sklleverit duhen ndrruar si kuajt sidomos kur rebelohen … skllavopronaret jo !

Ah se desh harrova..

prej kohesh flitej per ambicjen qe ke per Sekretar ne NATO, urime.. pavaresisht se gjoja e nxoren genjeshter…… urime.. rendesi ka qe te sherbeu ty Shqiperia dhe jo ti asaj.. per kaq rrojne njerzit e sërës tuaj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *