1 Prill, 2023

Mesazhi i Yuri Kim, për Berishën: Do keni pasoja të rënda edhe ju që e ndiqni nga pas Saliun

 Mesazhi i Yuri Kim, për Berishën: Do keni pasoja të rënda edhe ju që e ndiqni nga pas Saliun

Nga Spartak Ngjela

Krerët e foltores Berisha duhet të mbajnë parasysh mirë se, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, e veshur shik, ka folur në festën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe ka përshëndetur marinsat amerikanë për trimërinë dhe besnikërinë e tyre.

Dhe ishte shumë e gëzuar me këtë rast, dhe në prani të disa ministrave të qeverisë Rama.

Saliu e kupton mirë nëntekstin e kësaj lëvizjeje. Por, më lejoni t’ju them se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe shumë i rëndësishëm për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Kjo ndodh, sepse në këtë zonë ajo po ndeshet me ndërhyrjet e Rusisë, dhe ky tani është një fakt i njohur botërisht.

Por, fakti që ambasadorja amerikane evokon në Tiranë festën e krijimit të marinës amerikane dhe ngre lart marinsat e saj, u jep të kuptuar të gjithë politikanëve shqiptarë se: nese në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Sali Berisha si lëvizje antiamerikane, ka influencë nga Moska dhe Beogradi, ndërhyrja e marinsave amerikanë është një akt i ligjshëm, në funksion të Aleancës së Atlantikut.

Dhe kjo, ngaqë Shqipëria është anëtare e asaj aleance dhe, në çdo rrezik që i vjen një vendi anëtar të NATO-s nga forcat kundërshtare, ai duhet të mbrohet ushtarakisht prej korpusit të marinsave amerikanë.

Kjo është gjendja reale, o antiamerikanë të foltores Berisha!

Prandaj lëreni deri këtu edhe folësin, edhe foltoren e tij, sepse, agravimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda për ju.

2 Comments

  • Jam mirnjohes pa fund Amerikes. Por nese nderhyn te na e heqe nga agjenda shushunjen bolshevike, edhe nje here me teper do ti jeme mirnjohes.

  • Gjepura!
    Nje këshille!
    Mos e përdoreni shume emerin e USA vënd e pa vënd vetëm për të mbuluar anën korruptive!
    Kjo është hipokrizi! USA nuk përzihetn neë punët e brendshme të një vendi sovran!
    Shkrimi juaj, është tendecioz dhe antidemokratik!
    Kujdes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *