MESAZHI i fundit i saj! Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, VIP-at prekin me mesazhet

Lajmi i ndarjes nga jeta i artistes Hueyda El Saied ishte i papritur për opinionin publik, miqtë dhe familjarët. Artistja, vetëm 46-vjeçe, humbi jetën pas një lufte të gjatë me tumorin prej një viti. Ajo la pas të birin, partnerin dhe artin e saj.
Artistët shqiptarë, gazetarët, moderatorë, këngëtarë, aktorë dhe analistë….të gjithë mbetën zemërthyer pas këtij lajmi tragjik. Postimet në rrjetet sociale janë mbushur me dedikime prekëse pas humbjes së jetës së artistes.
Këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka zbuluar dhe një nga mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me artisten e ndjerë.
“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua ta besoj!!”, shkruan ajo.
Blendi Fevziu
Bledi Strakosha
Irma Libohova
Isli Islami
Rudina Magjistari
Olti Curri
Jonida Maliqi
Ervin Kurti
Arbana Osmani