9 Dhjetor, 2023

Mesazhi amerikan për Bashën: Zbardhet çfarë i tha i dërguari i SHBA për Berishën

 Mesazhi amerikan për Bashën: Zbardhet çfarë i tha i dërguari i SHBA për Berishën

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mundur të mësojë detaje nga ajo çfarë Gabriel Escobar ka diskutuar në takimin me Lulzim Bashën.

Vizita e Escobar ndodhi pikërisht në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në takimin me kryedemokratin Basha, çështja që lidhen me antikorrupsionin kanë qenë primare.

Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros.

Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme.

“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të anancojë më tej axhendat e veta”, ka theksuar Escobar.

Ai ka theksuar se DASH do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”.

Escobar e ka vënë theksin në rëndësinë që u jep DASH udhëheqësve të rinj në Ballkan dhe për këtë ka sjellë shembullin e Albin Kurtit, që ia arriti të mundë estabilishmentin e vjetër në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *