28 Janar, 2023

Mero Baze nxjerr foton e Sorosit me një “agjent” të tij që sot punon për Berishën

 Mero Baze nxjerr foton e Sorosit me një “agjent” të tij që sot punon për Berishën

Gazetari Mero Baze ka nxjerrë një foto të Xhorxh Sorosit në Tiranë, krah të cilit ndodhet Andi Bejtja, që sot drejton TV-në e djalit të Sali Berishës.

Ai shkruan me ironi se Evi Kokalari që kërkoi shpalljen non grata të Sorosit në Shqipëri, duhet të kërkojë edhe pastrimin e televizionit të Berishës nga “agjentët” e Sorosit.

“Ky është Xhorxh Soros dhe drejtori i Qendrës shtypit Sorosit në Tiranë, Andi Bejtja, diku në fillim të vitit 1999 në Tiranë.

Gjatë konferencës për shtyp Soros shprehu lehtësimin që trazirat e fundit të shtatorit ‘98 nga ana e  PD, nuk e prekën fondacionin “Soros”.

Kjo Kokalari nuk duhet t’i vërë kushte vetëm Berishës si “kryeministër”, por dhe të birit si pronarë TV, që të pastrohet nga “agjentët” e Sorosit”, shkruan me ironi Baze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *