24 Mars, 2023

Mero Baze: Fundin e merituar të Berishës s’do e shijoja kaq shumë, pa vendimin e Bashës

Gazetari Mero Baze ka reaguar për përplasjen Berisha-Basha, teksa akuzohet se për herë të parë po mbron këtë të fundit.

“Po dëgjoj shumë punonjës të shtypit të Zenit që kanë gjetur si argument pro Berishës, faktin që  Lulin po e mbrojnë gazetarë që e kanë sulmuar.

Më kanë parasysh dhe mua.

Në fakt gëzimin për këtë fund të merituar të Sali Berishës, nuk do ta kisha shijuar deri në fund pa vendimin e Lulit i cili fatkeqësisht është vendim i detyruar i tij.

Për Lulin do kisha respekt po ta kishte bërë për arsye shqiptare.

Për arsye amerikane ja di për nder SHBA.

Dhe mendimin për Berishët si vrasës dhe familje hajdutësh, nuk ma ka ndryshuar dot Luli, as më parë, as tani”, shkruan Baze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *