Media nuk është për të ruajtur të dhënat, por të publikojë të vërtetën pa e rrujt për ligjin

Nga Artan Fuga
Hahahahaha!
Mirë që nuk ndërmerr investigim, por edhe vërsulet kundër informacioneve që mund të vlejnë për investigim.
Ja ku kemi arritur!
Ku kem arritur! Mediat që në vend të përfitojnë për t’i botuar, ribotuar, analizuar, gërmuar, verifikuar nëse janë ose jo të vërteta, çfarë bëjnë? Kërkojnë burimin e informacioneve për ta shklyer n’dysh, për ta linçuar, për ta bluar!
Ka marrë fund çdo gjë!
Por, media nuk është për të ruajtur të dhënat që bllokon ligji të dalin në shesh, media është për të përfituar që ta nxjerrë të vërtetën në shesh, pa e rrujt për ligjin!
Media nuk ruan, por nuk e rruan!
Cfarë? Do të gjendet ai apo ajo që i nxorri këto të dhënat e pagave?
Do të shkojë te gjykatësi?
Do t’i thotë gjykatësi: Pse i botove more qen?
Ai do t’i thotë: Sepse aty ka informacione që tregojnë si është cënuar interesi publik. Përpara tij nuk kanë vlerë as sekretet shtetrore, jo më ndonjë ligj që shërben si gjethe fiku për ndonjë Adam dhe Evë që marrin frutat e pemës së ndaluar!
Lexoje Kushtetutën zoti Gjykatës! Dhe ky i fundit do t’i japë dorën: Bravo zoti apo zonja qytetar!
O birbo! A dini pesë rregulla të investigimit në media? Apo pesëmbëdhjetë?
A e dini se e vërteta e fshehur që të dali në dritë kërkon që të shkelen disa ligje që i kanë vendosur ata që i përdorin si gjethe fiku?
Cfarë duhet hetuar? Fakti që këto dolën, apo të hetohen “xhevahiret” që janë aty?
Pa këtë logjikë nuk do të kishte pasur as vietnam papers, as panama papers, asgjë!
Sekretet t’i ruajë ai që ka për detyrë, ndërkohë kush i gjen dhe sheh se aty ka probleme të rënde të cënimit të intereresit publik, ai i boton dhe as e rruan fare!