9 Qershor, 2023

Me 8 janar Policia dhe Garda nuk do lejojnë demokratët e Berishës të hyjnë në selinë e PD

 Me 8 janar Policia dhe Garda nuk do lejojnë demokratët e Berishës të hyjnë në selinë e PD

Nga Nikoll Lesi

Me 8 janar ka protestë të thërritur nga ish-kryeministri Berisha. Protesta do të jetë para kryeministrisë kundër Edi Ramës. Por në këtë ditë do të synohet edhe marrja e zyrave te PD-së të cilat i mban Lulzim Basha, që sipas Kuvendit të datës 11 dhjetor, ai është i shkarkuar si kryetar i PD-së.

Basha nga ana e tij nuk don t’ia dijë fare për Berishën dhe thotë se zyrat janë të PD-së e cila ka kryetar Bashën. Bile Lulzim Basha shkon edhe më tej duke deklaruar se tashmë PD-ja është ndarë nga e keqja e madhe që ishte Sali Berisha.

Kryeministri Rama i pyetur në emisionin e Arian Çanit dhe te Ylli Rakipi ka thënë se policia e shtetit nuk do të përzihet në sherrin te selia blu, duke lenë të nënkuptohet se le të kërcasë druri me 8 janar te zyrat e PD-së.

Por burime të mirëbesuara thanë se Lulzim Basha ka kërkuar pranë një ambasade të rëndësishme të huaj se “duhet të më mbroni nga Berisha me datë 8 janar”.

Dhe ambasada perëndimore ka sinjalizuar dhe kërkuar pranë kryeministrit Rama se duhet të mbrojë Lulzim Bashën me datë 8 janar. Aq me tepër se lideri i opozitës mbrohet me ligj nga Garda e Republikës.

Ndaj të tjera burime nga brenda policisë së shtetit tregohet se me datë 8 janar do të vijnë mbi 7 mijë trupa policore në kryeqytet, ku shumica do të rrethojnë selinë e PD-së me Bashën brenda në zyrë.

Ndërkohë për ruajtjen e kryeministrisë dhe vetë kryeministrit me datë 8 janar nuk do jenë me shumë se dy mijë trupa policore.

Me shumë forca policore do të jenë përreth selisë blu, diku te 4 mijë apo me shumë trupa policore.

Data 8 janar vendos përfundimisht se kush do ta mbajë selinë blu, Basha apo Berisha. Ndaj kjo ditë do hyjë në historinë e PD-së si Dita për marrjen e “BASTIJES”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *