Mashtrimi me dorëheqjet: Nga Grida Duma, tek Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka

Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e pjesshmë vendore, ku partia e Lulzim Bashës nuk fitoi asnjë bashki, por përkundrazi doli forcë e tretë, “servilët” e tij kanë filluar lëvizjet.
Ashtu si struci, tentojnë të “fshehin” kokën, duke bërë të pafajshmin, parimorin, dhe kanë dhënë dorëheqjen.
Së pari doli Agron Gjekmarkaj i cili doli dhe tha se jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD.
“Komisioni do e dërgoj PD në zgjedhje. Unë do jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia dhe do të mbetem një deputet u thjeshtë”-tha Gjekmarkaj.
Më tej, doli edhe Flutura Açka e cila gjithashtu tha se do të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e saj në PD, por do të qëndronte thjeshtë si deputete.
“Unë jam deputete që mezi më rri zhguni politik dhe do të shërbej në atë front ku fjala më bën vend e hija më bën peshë dhe nuk do të jem pjesë e pjesëve të PD-së, por deputete e PD-së së bashkuar.”-shkruante Flutura Açka.
Po ashtu edhe Grida Duma ka dalë e ka thënë se jep dorëheqjen si nënkryetare e PD.
“Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.”-shkruan Grida Duma në një postim në rrjetet sociale.
Pra, janë tre deputetë të Bashës, që deri tani kanë deklaruar dorëheqjen. Mund ta japë dhe Ervin Salianji apo dhe ndonjë tjetër. Ndërsa Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj po rrinë urtë. Janë fshehur në një vrimë dhe nuk thonë asnjë fjalë për krizën.
Por, duket se dardha e ka bishtin prapa dhe gjithçka është thjeshtë një show dhe fasadë.
Asnjë nuk po deklaron dorëheqjen nga grupi parlamentar i Lulzim Bashës. Daljen prej tij dhe aneksimin në një grup tjetër. Të gjithë rrinë në rresht.
Tani thonë po dorëhiqen. Por nga çfarë? Nga asgjëja, se ata vazhdojnë të jenë me Bashën.