2 Shkurt, 2023

Marin Gjonaj, oligarku i ri i Ramës që u shpall në kërkim policor

 Marin Gjonaj, oligarku i ri i Ramës që u shpall në kërkim policor

Vitet e fundit, rrethi i oligarkëve dhe klientelës së Edi Ramës është shtuar anëtarë të rinj, të cilët po pasurohen në mënyrë të shpejtë dhe të dyshimtë. Mes tyre është edhe Marin Gjonaj, i cili ushtron në hije aktivitetin e punëve të zeza nga Tirana në Prishtinë, kryesisht në ngritjen e paligjshme të laboratorëve të kriptomonedhave, prodhimin e parasë virtuale, mashtrimin kompjuterik, mashtrime me pasoja të rënda, fshehje të të ardhurave, vjedhjen e parave publike, korruptimin e zyrtarëve publikë, skemave abuzive me KESH etj.

Marin Gjonaj lëviz edhe në vende ku nuk funksion shteti ligjor, si në Meksikë apo vende afrikane, i shoqëruar nga korrierë të Ilir Metës si dhe nga sekserë të Edi Ramës.

Marin Gjonaj, me lidhje klienteliste me pushtetin e Edi Ramës dhe klanin e Ilir Metës, doli në skenë si pjesë e botës së krimit ekonomik dhe financiar, në fund të vitit 2021, kur agjencitë e huaja ligjzbatuese besohet se sinjalizuan autoritetet shqiptare se Gjonaj kishte ngritur dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave në Shijak, ku vetëm vlera e investimit ishte mbi 1 milionë euro.

Për të lënë sa më pak gjurmë, Gjonaj nuk vidhte energji, por energjinë e nevojshme e siguronte nëpërmjet paneleve diellore. Gjonaj kishte ngritur një industri kriminale në dy fshatra të Shijakut, një guxim ky i pazakontë.

Pas sinjalizimeve nga jashtë vendit, policia u detyrua të sekuestronte në 22 janar 2022 dy laboratorët në Shijak duke arrestuar vetëm argatët e Marin Gjonajt.

Themi pas ‘sinjalizimeve’ nga jashtë pasi Gjonaj nuk mund të investonte mbi 1 milionë euro pa një garanci paraprake nga strukturat e larta të policisë së Shtetit.

Vetë Gjonaj është informuar paraprakisht që të bëjë sikur po fshihet para se të zbatohej aksioni i arrestimeve. Këtu del në pah një skandal tjetër.

Policia dhe prokuroria fshehën kokën e kriptomonedhave, që ishte pikërisht Marin Gjonaj, i shpallur në kërkim fillimisht nga policia, por që shumë shpejt doli nga kërkimi duke lëvizur fijet e drejtësisë.

Policia u mjaftua vetëm me inicialet M. Gj., ndërsa edhe media, me porosi të veçantë, fshehu oligarkun e ri Marin Gjonaj. Si rrallë ndonjëherë, kishte një koordinim të plotë mes pushtetit, policisë dhe medias për të mbuluar Gjonajn.

Marin Gjonaj pronar i laboratorëve

Pronar i kompanisë ‘CRYPTO WORLD 2’, që kishte ngritur dy laboratorët në Shijak, është pikërisht oligarku i ri Marin Gjonaj me 51 % të aksioneve, ndërsa 49 % i ka ortaku i tij Thoma Zbogo. Si administrator kanë vendosur Enxhi Hasanin. Kompaninë Gjonaj e ka themeluar në 4 nëntor të vitit 2021, ndërsa në 24 nëntor 2021 ka shtuar si vend të ushtrimit të aktivitetit pikërisht dy fshatra në Shijak ku ngriti laboratorët e kriptomonedhave, pa pasur një licencë nga organet ligjzbatuese.

Gjatë aksionit të zhvilluar dy muaj më parë, policia arrestoi punëtorët Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi.

Koka e laboratorëve Marin Gjonaj si dhe Thoma Zbogo e Enxhi Hasani u shpallën në kërkim policor. Gjonaj dhe Zbogo janë ortakë në kompani të tjera, ndërsa janë skeduar si maska e Behar Males, i cili ka ngritur hotel “Plazza’, bashkë me Vasil Naçin.

Gjonaj dhe Zbogo kanë fije të tjera lidhëse të dukshme dhe të padukshme me oligarkë dhe politikanë. Dyshja është në kërkim formalisht, pasi sillen nëpër Tiranë, bëjnë pazare dhe marrin para publike, duke u mbrojtur nga policia.

Mbyllja e dosjes

Sipas burimeve, Marin Gjonaj ka nisur lëvizjet për mbylljen e dosjes, duke hedhur qindra mijëra euro para të pista për korruptimin e prokurorëve të çështjes dhe gjyqtarëve përkatës. Fillimisht dosja u stopua që të harrohej, ndërsa tani kanë nisur veprimet e para të paligjshme dhe korruptive për të shpëtuar Marin Gjonajn nga përgjegjësia penale.(Prapaskena)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *