27 Nëntor, 2022

Mariana Kondi bën dedikimin emocionues për Timo Fllokon: Do mbetem përjetësisht studentja e tij

 Mariana Kondi bën dedikimin emocionues për Timo Fllokon: Do mbetem përjetësisht studentja e tij

Timo Flloko është padyshim një nga aktorët më të mirë të kinematografisë shqiptare. Ai është një nga ikonat e pavdekshëm, i cili adhurohet jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga ata që me punën e tyre kanë arritur të lënë gjurmë në artin shqiptar.

Mariana Kondi ka qenë studentja e aktorit të madh Timo Flloko, dhe së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, aktorja se ka fshehur aspak krenarinë që ndjen që ka qenë studentja e tij.

Me fjalët e zgjedhura aktorja e dashur për publikun Mariana na ka emocionuar, duke na treguar edhe një herë të gjithëve se mirënjohja dhe vlerësimi për ata që na kanë dhënë dije është një virtyt që njerëzit e rrallë si ajo e kanë.

“Është studentja ime i tha profesor Timo dikujt, dhe mua m’u duk sikur isha po aq e talentuar sa profesori im….” ka shkruar ajo përkrah një fotografie ku ajo shihet me Timo Fllokon.

Teksa me tej ka shtuar se aktorët e vërtetë si Timo lënë gjurmë çdo ditë, jo si disa të tjerë që fshijnë gjurmët duke rregulluar historinë”.

“Unë do mbetem përjetësisht studentja e tij, dhe ai Profesori im, sepse ai jeton çdo ditë duke lënë gjurmë, dhe jo si disa të tjerë që fshijnë gjurmët duke rregulluar historinë! Krenare për profesor Timo Flloko!!”, ka përfunduar aktorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *