2 Shkurt, 2023

Maluma në Tiranë, çmime të çmendura për biletën (dhe ankohemi se jemi në krizë)

 Maluma në Tiranë, çmime të çmendura për biletën (dhe ankohemi se jemi në krizë)

Ylli botëror i muzikës latine Maluma do të jetë në mbrëmjen e 14 marsit në Tiranë.

Gjithçka është pothuaj gati për koncertin që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

Bëhet me dije se Maluma do të qëndrojë në Tiranë vetëm pak orë, dhe menjëherë pasi të mbarojë perfomancën e tij do të largohet, duke mos kaluar asnjë natë në Tiranë, ndryshe nga vendet e tjera të Europës, ku ai ka zgjedhur të kalojë të paktën 1 natë.

Nuk dihet ende shuma që ai do të marrë nga ky event, ndonëse në informacionin që jepet për artistin, thuhet se pagesat për të nisin nga 600 mijë dollarë deri në 1.5 milionë dollarë.

Bileta për të ndjekur Malumën ‘live’ do të kushtojë 6 mijë lekë në rreshtat e parë, dhe 4.500 lekë në rreshtat mbrapa. Mësohet gjithashtu se biletat thuajse janë shitur të gjitha që para 2 vitesh, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë.

Ndërkohë për të gjithë fansat e zjarrtë të artistit do të kenë edhe mundësinë ta takojnë nga afër. Meet & Greet” është bileta VIP që iu jep mundësinë të njihni nga afër Malumën dhe të shkrepni edhe një foto me të. Thuajse të gjitha biletat VIP prej 1 mijë dollarësh janë shitur dhe mes blerësve ka edhe disa personazhe të njohur të showbizzit që do të takojnë nga afër këngëtarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *