28 Janar, 2023

Majko gjen arsyen pse Rusia do sulmojë Odesën: Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet

 Majko gjen arsyen pse Rusia do sulmojë Odesën: Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet

Ish-kryeministri Pandeli Majko mendon se Rusia kërkon të sulmojë qytetin ukrainas të Odesës për shkak të shqiptarëve që jetojnë atje.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Majko shkruan se Rusia do sulmojë Odesën për të shkatërruar një pjesë të historisë së Shqiptarëve.

Madje ai jep sugjerime se nëse në Google “shkruani Arnaut, Odesa” do kuptoni pse po sulmohet nga Rusia.

Ushtria Ruse po përgatitet të sulmojë qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet. për tu shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve.

…Eshtë Ukraina që flet shqip!

Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”-shkruan Majko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *