1 Prill, 2023

Mafia kërcënon me jetë gazetarin investigues Artan Hoxha, duhet ta mbrojmë

 Mafia kërcënon me jetë gazetarin investigues Artan Hoxha, duhet ta mbrojmë

Nga Nikoll Lesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me gazetarin investigues Artan Hoxha, ku ai pohon (ka sms të ruajtura në cel) se është kërcënuar nga mafia e incerenatorëve për faktet dhe statuset e tij në lidhje me këtë aferë të madhe korruptive.

Artan Hoxha nuk ka se çfarë të thotë më tepër, pasi sedra e tij dhe kurajo e gazetarit nuk e lenë të bërtasë: “Policia dhe shteti duhet të marrë masa, pasi po më kërcënojnë me jetë”.

Ndaj komuniteti i gazetarëve dhe vetë shoqatat që mbrojnë gazetarët duhet të reagojnë në bllok.

Gazetarë investigues kemi plot, por si Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, jo! Ndaj ata duhen inkurajuar dhe mbrojtur, kur presionet e mafies sillen ndaj tyre si hienat.

Në kohën e Saliut të I-rë, 1992-1997, kishte me tepër dhunë, por shoqatat e gazetarëve kishin zë dhe forcë publike, kurse sot nuk ndjehen. Janë tulatur apo kanë frikë nga pushteti?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *