27 Nëntor, 2022

Mafia e miellit kap Autoritetin e Konkurrencës, ‘pupaci’ i oligarkëve Denar Biba ndëshkon drejtorët që denoncuan pazaret

 Mafia e miellit kap Autoritetin e Konkurrencës, ‘pupaci’ i oligarkëve Denar Biba ndëshkon drejtorët që denoncuan pazaret

Deri kur Denar Biba të shkarkohet dhe të dorëzohet në SPAK, Autoriteti i Konkurrencës, është ombrella e monopoleve dhe e pazareve për kontrollin e tregjeve.

Autoriteti i Konkurrencës, institucioni që duhet të garantojë konkurrencën e lirë, tregjet dhe të luftojë monopolet, është kapur nga mafia e miellit në Shqipëri dhe oligarkët që kanë monopolizuar disa tregje dhe shërbime. ‘Pupaci’ i kapove të miellit dhe monopoleve është Denar Biba, i emëruar në dhjetor të vitit 2021 në krye të Autoritetit të Konkurrencës, me sa duket falë lobimit të oligarkëve tek Babloku.
Në shtator të 2021, Denar Biba, me votën e tij si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, shpëtoi nga një gjobë 5 milionë euro 7 oligarkë të miellit, të cilët kishin arritur një pazar mes tyre, për të rritur çmimin e miellit dhe bukës, duke deformuar këtë treg dhe vjedhur shqiptarët. Edhe pse Biba ishte emëruar në atë pozicion për të mbrojtur interesin publik dhe konsumatorët, Biba mbrojti interesat kriminale të mafies së miellit.

Kur pritej që Biba të arrestohej ose të paktën të shkarkohej si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, Babloku e emëroi kryetar të këtij institucioni përmes parlamentit, një skandal ky që ngriti në këmbë edhe përfaqësues të vetë mazhorancës.

Sapo hyri në zyrën e kryetarit, Denar Biba nisi hakmarrjen ndaj punonjësve të Autoritetit të Konkurrencës, të cilët kishin denoncuar në media pazaret e tij me oligarkët për të hequr gjobën 5 milionë euro në shtator të vitit 2021. Në shënjestër të Bibës ishte drejtori juridik Indrit Reka, i cili kishte kundërshtuar dhe denoncuar blerjen e tre anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës nga oligarkët e miellit: Fiqiri Ismaili, Agron Haxhiymeri, Fuad Haxhiymeri, Saimir Stërmilli, Alush Hoxha, Dimitrios Thomoglou dhe Dervish Domi.

Biba vuri në lëvizje sekretaren e përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës, Diana Dervishi, për të ngritur një komision hetimor për shkarkimin e Indrit Rekës. Me urdhër të Bibës, komisioni i përbërë nga Dinana Dervishi, Thomas Koleka, Daniela Laze, Dhurata Skënderi dhe Anisa Buxheli shkarkoi disa ditë më parë nga detyra Indrit Rekën.

Nëse në Shqipëri do të kishte drejtësi, Biba bashkë me çetën e tij duhet të ishin arrestuar nga prokuroria. Vendimi për shkarkimin e drejtorit që denoncoi kapjen e Autoritetit të Konkurrencës nga mafia e miellit, nuk është vetëm i paligjshëm, por edhe korruptiv dhe demostrim i mafies. Deri kur Denar Biba të shkarkohet dhe të dorëzohet në SPAK, Autoriteti i Konkurrencës, është ombrella e monopoleve dhe e pazareve për kontrollin e tregjeve.

Denar Biba ka një të shkuar të errët. Ai dyshohet se mund të ketë mashtruar me formularin e dekriminalizimit, pasi në vitin 1994 deklaron se ka qëndruar në Itali, në qytetet Milano, Pisa dhe Ferrara, sipas tij për shkollim dhe për vizitë. Biba ka qëndruar 6 muaj.

Se çfarë shkollimi ka bërë Biba në atë kohë, për 6 muaj në Itali, kur ishte 20 vjeç dhe kur nuk kishte filluar as studimet e larta, këtë vetëm ai e di. Ndaj, prokuroria duhet të verifikojë formularin e dekriminalizimit dhe se çfarë punësh ka bërë Biba në Milano. Nuk ka asnjë shans që Biba të ketë kryer ndonjë shkollim për 6 muaj në Itali, aq më tepër që atje ka shkuar në dhjetor, tre muaj pasi nisi viti akademik dhe ka qëndruar në qytete të ndryshme.

I dyshimtë është edhe qëndrimi i Bibës në Athinë në vitet 1999-2000, sërish sipas tij për shkollim. Biba nuk tregon me saktësi periudhën që ka qëndruar. Më tej, Biba ka shkuar 1 muaj në Danimarkë në 2001, sipas tij sërish për shkollim. Ku i mori paratë për këto shpenzime pa punuar asnjë ditë?

Sapo kthehet nga Danimarka, Denar Biba fillon punë në ministrinë e Drejtësisë. Biba nuk kishte nevojë të bëhej pjesë e strukturave të partisë, por krijoi lidhje interesash me deputetë të PS dhe LSI, ku arriti të behej kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, pra të gjykatës së tenderave, pas ardhjes së PS në pushtet. Biba dha dorëheqjen në vitin 2014, ku u përfol si i implikuar në afera me tendera.

Më pas Biba u emërua anëtarë i KQZ dhe më pas kryetar në vitin 2016. Gjatë drejtimit të KQZ, Denar Biba, u kap nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në abuzime të paktën me 20 tendera.

Biba ka vepruar gjithnjë skutave, duke bërë pazare dhe duke bërë rolin e sekserit në çështje të ndryshme, angazhim i cili e ndihmonte që të mbante postet. Por, në vitin 2018 i plasi një skandal. U publikua një audiopërgjim, ku dëgjohej ish kreu i KQZ Denar Biba që shantazhonte gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për të ndikuar mbi proceset gjyqësore që kishte qeveria shqiptare për pronat në Strasburg.

E dyshimtë është edhe pasuria e Denar Bibës. Për të shmangur verifikimin e pasurisë nga Komisioni i Vetingut, Denar Biba vendosi të sakrifikonte vendin e punës së bashkëshortes së tij Elona Kana si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Gruaja e Bibës ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun, përballje e cila do të nxirrte në pah mekanizimin se si Biba e kishte krijuar pasurinë dhe mbase edhe ndonjë pasuri të fshehur në emra të tjerë./Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *