Mafia e Elbasanit: Dëshmon ish e dashura e Etien Canit, ngacmimi seksual e sherin me SMS me Canin para se të vritej Ervin Beqiri

Ish-e dashura e Etien Canit, njërit prej të pandehurve në procesin gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Posaçme SPAK, është paraqitur ditën e mërkurë në ambjentet e gjykatës, duke treguar rreth asaj që dinte për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.
Geralda Teta (Muça), ka s’qaruar në seancën e djeshme gjyqësore se ajo hynte dhe dilte në banesën ku qëndronte Gentian Beqiri. Ku disa herë vinte vetëm dhe disa herë të tjera vinte me të dashurin e saj, Etien Cani.
Geralda, i tha gjykatës së tashmë nuk kanë asnjë lidhje apo raport me Etien Canin, pasi marëdhënia e tyre nuk funksionon prej vitesh. Ndërsa sqaroi se kur ka shkuar në shtëpinë e Gentian Beqirit, ka pasur një moment jo të këndshëm me këtë të fundit, moment i cili ka sjellë nuance xhelozie dhe një konflikt mes Etien Canit dhe vetë asaj.
Lindja e konfliktit mes Geralda Tetës dhe Etjen Canit, ka sjellë shkëmbimin e disa mesazheve telefonike, mesazhe këto që janë gjetur në aparatin telefonik “NOKIA”, i sekuestruar në vendin e krimit, pikërisht në banesën ku Nezir dhe Gentian Beqiri, uh gjetën të vrarë nga policia.
Gjashtë vjet pas krimit të rëndë në Elbasan, prokuroria në datën 4 tetor 2018 ka bërë kqyrjen e këtij aparati telefonik, ku është gjetur ku mesazh i dërguar nga Geralda Tet, tek numri i të dashurit të saj Etjen Cani.
Ky mesazh mban këtë përmbajtje:
“…O injorant ça rehati thu re me çin me ngatërron me ato kurvat e rrugëve?Në momentin që Genti zgjatidurët u ngrita direkt dhe do ikja dhe nuk më la, tha mirë rrimë flasim si njerëz dhe u ulëm po flisnim tamam,jo unë të pelqej ty,jo t’kam qef. I thashë më vjen keq, e t’keqen s’bahet gja që t’jemi ma tepër. Po për sytë e ballit pyete atë dhe hajde fol me mu plerë se kshu je ti. Shan eban direkt.Dhe kamundësi, mos ti bish ma numrit tim.Harroje Gerin, ETJEN CANI…”.
Geralda Teta është marë në pyetje duke pohuar se:
”…në vitin 2012 kam qenë e lidhur me shtetasin Etjen Cani, të cilin e kam njohur sepse e kam pasur në lagje…”. Ajo ka deklaruar se së bashku me Etjenin kanë shkuar dhe kanë qëndruar dhe tek shtëpiae shtetasit Gentian Beqiri, në atë kohë ishtë i paralizuar dhe në masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Teta në deklarim shpjegon se dera ishte gjithmonë mbyllur dhe hapej sapo Etjeni, i binte derës dhe se familjarët e Gentianit nuk e hapnin derën personave të panjohur.
Në lidhje me numrin e telefonit,Gentiana ka shpjeguar se numrin e telefonit 06948XXX, e ka patur ajo në përdorim dhe se është ajo që ka komunikuar me mesazh (SMS) drejt numrit tjetër 06958XXX.
Mesazhi i sipërlexuar i është adresuar Etjen Cani me të cilin ajo ishte në lidhje dashurie. Aparati telefonik së bashku me numrin është gjendur i dëmtuar në banesën ku ka ndodhur vrasja.
Më tej Geralda ka pohuar se SMS-në, ia ka dërguar Etjenit sepse atë kishte të dashur dhe nuk mund t’ia dërgonte një mesazh të tillë viktimës Gentian, pasi nëpërmjet kësaj SMS,ajo mundohet ti shpjegojë Etjenit veprimet që kishte kryer me të Gentjan Beqiri, pak disa para se ai të vritej.