29 Maj, 2023

Lulzim bukëshkali, tani ruaj kokën pas asaj që i bëre Berishës

 Lulzim bukëshkali, tani ruaj kokën pas asaj që i bëre Berishës

Nga Nikoll Lesi

Ndodhi ajo që nuk e mendonte njeri në PD dhe as në endërr nuk e kishte parë Sali Berisha.

Lulzim Basha thotë se ka përjashtuar përgjithmonë ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, ndërkohë që Bashën Kuvendi i datës 11 dhjetor 2021 e ka shkarkuar.

Edhe nëse Basha do të ishte kryetar, prapë ky është një turp.

E përjashtoi nga PD-ja pikërisht njeriu që e mori në PD!

E përjashtoi njeriu që Berisha e bëri deputet, ministër, kryetar bashkie dhe kryetar PD-je!

E përjashtoi njeriu të cilin PS-ja e donte në burg për aferat e Rrugës së Kombit, por që e shpëtoi Berisha!

E përjashtoi njeriu që e shkatërroi PD-në me humbje të njëpasnjëshme elektorale.

Tani nuk ka mbetur gjë tjetër mes tyre; vetëm luftë kokë për kokë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *