1 Tetor, 2023

Lulzim Basha: PD po ndahet përfundimisht nga korrupsioni i Sali Berishës, ju kërkoj falje për krimet e tij

 Lulzim Basha: PD po ndahet përfundimisht nga korrupsioni i Sali Berishës, ju kërkoj falje për krimet e tij

Lulzim Basha në Durrës akuzoi fort dhe pa mëshirë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një sallë plot me demokratë, Basha tha se nuk duhet që demokratët shqiptarë të flijohen për Sali Berishën.

Më tej ai tha se “PD po ndahet përfundimisht nga korrupsioni i Sali Berishës. Dhe se unë si kryetar i PD-së kërkoj falje për çfarë kemi bërë gabim si PD”.

Në zgjedhjet e 6 marsit, tha se demokratët do të zgjedhin të ardhmen dhe ironizoi Berishën.

“Zgjedhjet e 6 marsit do i përballim të bashkuar dhe vendosur për t’u treguar rrugën drejt së ardhmes, se refuzojmë hipokrizitë. Çfarë primaresh do të bësh për dy ditë o Sali?

Ti e ke zgjedhur kush është kandidati. Kur i pyete demokratët? A ka njeri në Durrës që nuk e di si bëhen kulisat e Foltores? Kështu do të vazhdojmë ne? Jo. Me gënjeshtra, mashtrime? Kështu nuk ecet përpara”, tha Basha.

Në fund, lideri i PD-së u shpreh se demokratët nuk janë dele që të flijohen për Sali Berishën.

“Ne jemi ndryshe. Keni mbushur sallat për të çmontuar edhe gënjeshtrën e fundit, që baza demokrate është gati të flijohet për një njeri, a thua se demokratët janë dele, kur në fakt janë pasuria më e çmuar politike e këtij vendi.

Të gjithë janë garancia, shpresa dhe rruga për ta nxjerrë Durrësin nga errësira e Ramës dhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës” deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *