29 Nëntor, 2023

Lulzim Basha: I thashë Berishës që t’i thërriste mendjes, por e kaloi vijën e kuqe. Saliu është turpi i demokratëve

 Lulzim Basha: I thashë Berishës që t’i thërriste mendjes, por e kaloi vijën e kuqe. Saliu është turpi i demokratëve

Lulzim Basha nga Fieri, ku pati perplasje mes mbeshtetsve te tij dhe Sali Berishes, tha se fakti që i është borxhli gjithë demokratëve e bëri që shpesh t’i bënte thirrje Sali Berishës që ‘t’i thërriste mendve të kokës’ por sipas tij, ish-kryeministri e kaloi vijën e kuqe më 8 janar.

“Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve.

Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve.

Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët.

Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat. Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i imponohet tjetrit.

As Sali Berisha, qe turperoi demokratët. Me atë që bëri, ai u kthye ne turpin e demokrateve”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *