1 Prill, 2023

Lulzim Basha i bindur: Unë do ta bëj Shqipërinë, nuk ju braktis. Ju lutem bashkohuni me mua

 Lulzim Basha i bindur: Unë do ta bëj Shqipërinë, nuk ju braktis. Ju lutem bashkohuni me mua

Lulzim Basha pasditen e sotme u ndal në një takim me të rinjtë në Tiranë. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre u premtoi se nëse i japin mundësinë për të ardhur në pushtet do ta bëjë Shqipërinë, duke e kaluar nga tranzicioni i gjatë.

“Kjo sallë e mbushur me të rinj është ferri i tyre, ankthi i tyre. Ne nuk mbajmë sekrete, ky është plani ynë, ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore, për t’ja kthyer institucionet e shtetit shqiptarëve. Çfarë na mungon ne?

Ka vende që hedhin miliarda në arsim dhe produkti është mediokër, por shiko shqiptarët që shkëlqejnë, kjo do të thotë se duhet të investojmë te arsimi, është po aq e rëndësishme si mbrojtja kombëtare. Që të mos pushtohemi nga depresioni ekonomik, na duhet investimi te arsimi.

Marsidi tha se do ta bëjë Lulzim Basha. Unë nuk tërhiqem asnjë hap pas, por vetëm nuk e bëj dot, askush nuk e bën dot vetëm.

Ky është një mision i madh, nuk është thjeshtë ndryshim politik, por kulturor. Ndaj ju lus, ju pyes, a do ta bëjmë së bashku Shqipërinë ndryshe, bashkë për të ardhmen e rinisë dhe Shqipërisë” tha ai.

Një koment e kishte edhe për konfliktin brenda PD-së me Sali Berishën.

“Kjo është një përplasje brezash dhe një përplasje kulturash.

Sipas tyre po nuk mendove si unë, je besëprerë, besësharruar, besëthyer, grek, serb, pse, përse nuk mendoj si ti?

Ne këto mund ti pranojmë në stadium, por jo në jetën e përditshme. Ja ku e kanë katandisur vendin. Ardhja e rinisë është e domosdoshme” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *