DENONCIMI: Lulzim Basha blindon selinë e PD me ushtarakë të armatosur dhe maskuar

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka publikuar një foto ku theksohet, sipas tyre, se njerëz me maska dhe të armatosur qëndrojnë brenda selisë së PD-së. E kjo dy ditë para protestës së madhe që ka thirrur Sali Berisha.
“Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD! Ndërkohë demokratët e sakrificës e deputetët e tyre qëndrojnë jashtë. Kjo merr fund ne 8 Janar”, shkruan zëdhënësja e ”Foltores”, Floriana Garo.
Deputetët dhe anëtarët e PD nuk lejohen të futen brenda, por nga ana tjetër duket se bunkeri i Bashës paska zyra për ‘grupin e zjarrit’ që rrinë në gatishmëri për të nxitur dhunë dhe provokuar.
Personat që shihni në foton, që është bërë brenda Partisë Demokratike, janë të gjithë të maskuar dhe të armatosur.
Foto është realizuar në katin e dytë të selisë së PD, para se të shkosh te zyra e Bashës, rreth tre orë më parë.
Në foto me ta është edhe pastruesja e PD, Donika.
Burimet bëjnë të ditur se personat në foto janë pjesë e Forcave të Armatosura të Ushtrisë që kanë qenë edhe pjesë e misioneve ushtarake në Afganistan dhe vende të tjera.
Kjo foto është hedhur në rrjetin social Instagram nga Ardit Mcini, i cili është pjesëtar i FA.
Lulzim Basha prej disa ditësh, duke përfituar nga festat e fundvitit, e ka bunkerizuar PD-në, duke blinduar dyert.