Lufta në Ukrainë dhe qëndrimi neutral i Indisë

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten përmes një konference për shtyp se administrata e tij ishte në konsultim me Indinë pas pushtimi rus në Ukrainë.
Nju Delhi ndan një marrëdhënie të ngushtë me Moskën dhe po ashtu edhe me Uashingtonin.
“Ne po konsultoheshim me Indinë sot. Ne nuk e kemi zgjidhur plotësisht këtë cështje, ” tha Biden të enjten në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse India, një ‘partner i madh i mbrojtjes’ i SHBA-së, ishte në sinkron me SHBA-në. mbi Rusinë.
Interesi është i madh nëse do të lexojmë edhe qëndrimin e Indisë në OKB.
Deklaratës së Indisë në OKB i mungonte dënimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, të cilin presidenti Vladimir Putin e quajti një “operacion special ushtarak”.
Ndërsa erdhi në të njëjtën kohë me njoftimin e sulmit, kryediplomati i Indisë në OKB, duke lexuar një fjalë të përgatitur, shprehu “keqardhje” dhe tha se “situata rrezikon të kalojë në një krizë të madhe”.
Disa minuta më vonë, shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe qytetin port lindor të Mariupolit, sipas AFP.
Duke folur në takimin e KS të OKB-së, Përfaqësuesi i Përhershëm i Indisë në OKB T S Tirumurti tha: “Megjithatë, ne vërejmë me keqardhje, se thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për t’u dhënë kohë nismave të fundit nga palët për të qetësuar tensionet nuk u morën parasysh. Situata rrezikon të kalojë në një krizë të madhe. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për zhvillimet, të cilat nëse nuk trajtohen me kujdes, mund të dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.
Sipas mediave vendase, India është në një pozicion të vështirë dhe lidhet me disa arsye që kanë të bëjnë kryesisht edhe për shkak të lidhjeve strategjike të Indisë me Rusinë dhe varësisë së saj nga Rusia për furnizime ushtarake ku 60 deri në 70 për qind e pajisjeve ushtarake të Indisë janë me origjinë ruse.
India gjithashtu nuk dënoi deklaratën e Rusisë për njohjen e dy rajoneve separatiste Donetsk dhe Luhansk.
India sa duket synon ta portretizojë veten si neutrale këtë histori, por blloku perëndimor, i udhëhequr nga SHBA, nuk do ta shohë atë në atë mënyrë.
India është shprehur se përshkallëzimi i tensionit përgjatë kufirit të Ukrainës me Federatën Ruse pasqyron një shqetësim të thellë dhe se këto zhvillime potencialisht dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.
Kjo është më e mundshmja nga ana e saj deri tani për të paralajmëruar Rusinë e Putinit që të mos ndërmarrë sjellje të rrezikshme që mund të përshkallëzohen.
Një tjetër shqetësim i Indisë mbeten 20,000 studentë dhe shtetas indianë, shumë prej tyre që jetojnë afër kufirit Ukrainë-Rusi. Shumë nga këta studentë janë të regjistruar në kolegjet mjekësore të Ukrainës.
Nju Delhi i shqetësuar ka lëshuar të paktën tre këshilla, përfshirë atë të fundit që u ka kërkuar studentëve të largohen përkohësisht nga vendi.
Disa studentë i kanë kërkuar Ambasadës Indiane që të bindë kolegjet që të fillojnë mësimet online, në mënyrë që studimet e tyre të mos preken.
Ndërsa Ambasada Indiane u ka kërkuar atyre që të largohen nga vendi përmes fluturimeve më të hershme dhe mjeteve të disponueshme për momentin.