4 Dhjetor, 2022

Lufta në PD fut sherrin në familje, Dasho Aliko i Lazaratit sulmon nipin Roland Bejko: E rrita kur mbeti jetim, mosmirënjohësin

 Lufta në PD fut sherrin në familje, Dasho Aliko i Lazaratit sulmon nipin Roland Bejko: E rrita kur mbeti jetim, mosmirënjohësin

Dasho Aliko ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, për incidentin që ndodhi në selinë e PD në Gjirokastër, ku u thye brava.

Aliko tha se grupi Basha ka brenda njerëz mosmirënjohës, duke filluar nga Roland Bejko, të cilin ai e ka nip, por sot duket se janë armiqësuar dhe mbështesin kampe të ndryshme.

Unë e kam nip Rolandin. E kam rritur unë dhe byrazeri im, sepse motra jonë ka vdekur dhe ai ka mbetur jetim. E kemi rritur Rolandin. Mosmirënjohja është defekti kryesor i një njeriu“, tha Aliko.

Dasho Aliko: Grupi që mbështet zoti Basha kishin planifikuar një takim, bashkë me të deleguarin e Bashës. Unë kam rënë dakord me mbështetësit e Bashës, që në momentin që duan të bëjnë mbledhje, u kam vënë në dispozicion sallën e mbledhjeve dhe çelësin.

Na lajmëroi dikush, që po gjuanin derën e PD me shkelma. Kjo na shqetësoi, ika me disa anëtarë kryesie. Ata e morrën vesh që po ktheheshi, kanë lënë mbledhjen në mes dhe janë larguar.
E kemi gjetur derën e thyer. Jemi ndjerë të keqardhur, që të bëhet ky veprim nga ish kryetari i PD, zoti Bejko dhe disa mbështetës të tjerë.

Armand Shkullaku: Keni bërë denoncim në polici?

Dasho Aliko: Nuk erdhi askush nga policia edhe pse i lajmëruam. As sot nuk na ka marrë në pyetje se cfarë ndodhi në degën e PD në Gjirokastër.

Ylli Rakipi: Policia është me Lulin, e shoqërojnë edhe në çdo vend.
Ju keni biseduar me Rolandin, se jeni miq apo jo?

Dasho Aliko: Unë e kam nip Rolandin. E kam rritur unë dhe byrazeri im, sepse motra jonë ka vdekur dhe ai ka mbetur jetim. E kemi rritur Rolandin.

Armand Shkullaku: Nuk e keni edukuar si duhet pra…

Dasho Aliko: Mosmirënjohja është defekti kryesor i një njeriu. Është bërë modë te zoti Basha, sepse shoh që të gjithë janë mosmirënjohës, duke filluar nga deputeti Basha dhe këta të deleguari. Ata vijnë për të provokuar demokratët.

Mua më intereson kush do të përfaqësojë të djathtën, kush do të mbështesë atë elektoral që kemi që nga vitet 90’. Po bëhet një luftë karrikesh, shumë e poshtër.

Ai mendon se përfaqëson PD-në dhe nuk gjen dot kandidatë, kjo është fatkeqësi e madhe që i ndodh partisë së vulës. I kam bërë thirrje publike, që PD duhet të bashkohet, të riformatohet dhe të hapet votëbesimi.

Fahri Balliu: Si ka mundësi që njeriu të lërë dajën dhe të dashurojë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin?

Dasho Aliko: Ata e kanë bërë modë mosmirënjohjen. Unë dhe byrazeri im i kemi rritur Bejkon dhe ata fëmijë që mbetën jetimë. Është e vërteta e pamohueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *