9 Dhjetor, 2023

Lidhja e Andi Bushatit me Berishën dhe pse s’kërkon ai falje për viktimat e gjyshit Hysni dhe të atit

 Lidhja e Andi Bushatit me Berishën dhe pse s’kërkon ai falje për viktimat e gjyshit Hysni dhe të atit

Nga Ilir Demalia

Vazhdimsi brezash klan.

Nuk është rastësi që Andi Bushati sot është mbrojtësi më i flakte i Berishës dhe anti-amerikani me i egër.

Jo vetëm lidhja e Berishës me shokun Hysni, por edhe lidhja e Xhelil Gjonit me Hysni Kapon, i cili nxorri nga zyrat e Komitetit Qëndror Sali Berishën dhe të tjerë pararojë “antikomunistë” për “pluralizmin” e emëruar të dhjetorit ‘90.

Po ky Bushati që është kaq i shqetesuar për gjakderdhjen e policisë sot, a ka kerkuar ndonjëhere ndjesë moralisht, se Bushati nuk është përgjegjës për krimet e gjyshit apo Mehdiut, por një distancim publik mund ta kishte bërë për krimet e komunizmit në gjaderdhjen e zhdukjen e elites kombëtare të kombit dhe mijëra njerëzve të kalbur në burgje, interrnime, pushkatuar, vrare dhe varur vetëm pse donin liri, të cilën Bushati e ka sot me pashë dhe mirë që është kështu se liria nuk vret.

Bushati nuk ka thënë kurrë një fjalë për krimet e komunizmit, ku gjyshi tij ka qenë arkitekti i ngritjes së strukturës dhe funksionimit te Sigurimit të Shtetit dhe aplikimit të luftes se klasave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *