29 Nëntor, 2023

Lideri i humbjes, pse Lulzim Basha tani është një rrezik

 Lideri i humbjes, pse Lulzim Basha tani është një rrezik

Nga Edmond Arizaj

Lulzim Basha nuk ka më asnjë justifikim.

I vetmi që luante vetëm për vete në një palë zgjedhje pa shumë peshë, ishte ai.

Me PS të investuar lehtë, me Berishën të sulmuar e goditur nga çdo anë dhe me vetë Bashën të përkëdhelur, ai duhet të tregonte liderin që na ishte fshehur prej kaq vitesh per shkak të hijes së njeriut që u shpall non grata.

Thjesht, lideri i humbjes (më në fund lider).

Në asnjë nga 6 bashkitë ai nuk arriti të ngjallë të paktën shpresë, se për besim e frymë unë dyshoj se mund të ngjallë ndonjëherë.

Basha tashmë është rrezik. Jo vetëm për PD. Për gjithë të djathtën. Për opozitën. Për demokracinë shqiptare.

E rrallë kjo me një njeri që nuk është në pushtet, por fakti është kokëfortë: PD me Bashën nuk mund të fitojë, e djathta me Bashën nuk mund të bashkohet. PIKE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *