Libri mallengjyes i Lulit dhe Meta, Berisha e Rama

Nga Habjon Hasani
Ilir Meta ben pjese te politikanet qe nuk posedon ndonje valence kushedi apo pasuri ne artikulim apo dhe ne shkrim. Ai nuk shquhet per ndonje elegance qe vjen si rezultat i gjimnastikes se trurit me letersine, filozofine dhe kultivimit te ambientit ku je rritur.
Keto mangesi shfaqen duke goditur klassin tend, aftesine sugjestionuese nepermjet verbit, por pertej fjaleve e grimcave te kuruara, ka diçka tjeter, diçka qe Ilir Meta e posedon dhe qe eshte arsyetimi logjik dhe percaktimi per beteje.
Keto dy elemente, pra kete “diçkane tjeter” Ilir Meta e ka nota 10. E vleresoj jashtezakonisht shume qe ne asnje moment ai nuk eshte perpjekur te beje intelektualin apo interesantin me copa librash te lexuar pergjysme ne avion, apo me histori e grimca te degjuara neper tavolina.
Kete aspekt ja vleresoj shume, sepse nuk hiqet si dikush qe nuk eshte.
Nga ana tjeter Berisha ka publikuar liber qe lidhet me kardiokirurgjine, ka refuzuar te shkruaje apo publikoje kujtime dhe kete gje e shoh si sens shume i forte pjekurie, aq me teper qe bashkekohes te tij ne politike kane publikuar me dhjetera libra; ndoshta si nje shenje qe na tregon se kane shpresuar qe letersia t’u jape nje shkelqim qe politika nuk ua dha dot.
Dy politikanet e larte qe kane publikuar libra deri me tani jane Edi Rama dhe Lulzim Basha.
I pari ka publikuar librin “Kurban” (nuk po llogaris Refleksionet) qe per nga forma dhe sofistikimi i te shkruarit rrezaton steken e Rames dhe larmine e formimit te tij.
Por sa i takon trajektores se jetes se Rames, druaj se ai liber i shkruar me mjeshteri, mund ta shnderroje ate ne nje klloun politik, pasi ballafaqimi ndermjet verbit, ideve dhe rezultatit tend konkret, shpesh eshte fatal. Koha do ta tregoje.
Kemi dhe librin e Lulzim Bashes, qe ishte nje shaka elektorale qe perveçse tregon papjekurine e thelle te Bashes ne te kuptuarit te publicistikes dhe peshes se fjales, demonstron nga ana tjeter dhe rastin me flagrant te impotences ne strategjine per t’i ndertuar vetes nje imazh.
Ai liber eshte nje gafe e Lulzim Bashes. Por ketu duhet te hapim nje kllape.
Nese Basha beri nje gafe te papergjegjshme me publikimin e atij libri, ata qe heshten dje, nuk mund ta sulmojne sot.
Sepse Basha me ate publikim tregoi se ben gabime te forta, por ata qe dje e duartrokiten per librin, ata qe i bene reklame librit te tij dhe sot e tallin, ata na tregojne diçka tjeter.
Na tregojne qe jane ne gjendje te bejne çdo gje, Lulit, ty e mua, per interesin e by**es se tyre.