Leskovik-Ersekë: Kryeministri mburret me peizazhin dhe harron “rrugën” e dhive

“Shqipëria e Bukur. Ngjyrat e vjeshtës në Gërmenj të Leskovikut”.
Kështu titullohet një video publicitare e postuar në faqen e kryeministrit Edi Rama në facebook.
Siç mund të merret me mend në video shfaqen plane të natyrës, vjeshta ka gatuar disa ngjyra tërheqëse për syrin dhe kamera ndalet te ferma “Sotira” dhe peizazhi.
Vetëm se ky lloj videoreportazhi që autorizohet nga një kryeministër ka brenda një marzh hipokrizie dhe pafytyrësie të madh sepse pak më poshtë atyre planeve ndodhet dhe gjarpëron një ndër rrugët automobilistike më të këqija, më të pasigurta në vend.
Rruga Leskovik –Ersekë është si shteg dhie dhe me shumë rrezik për t’u kaluar me makinë.
Kush ka kaluar e di shumë mirë se për cfarë bëhet fjalë. Ersekën që e kujton z. Rama sot me dron, e ka harruar Shqipëria prej 30 vjetësh tashmë.