1 Prill, 2023

Lëri lotët fallco Edi Rama dhe boll aktrove

 Lëri lotët fallco Edi Rama dhe boll aktrove

Nga Bledi Mane

U vranë 4 qytetarë të pafajshëm si rrallëherë më parë. Nuk u vranë fshehurazi por në sytë e mijëra protestuesve dhe në transmetim direkt në ekranet e televizioneve.

4 viktimat kanë 10 vjet që treten në varr, ish- kryeministri Sali Berisha ende i gjallë dhe i pandëshkuar.

4 viktima të poshtëruara në varr, ish- ministri i Brendshëm Lulzim Basha ende i gjallë e i pandëshkuar.

4 viktima të kalbura nga padrejtësia nën tokë, mbi tokë prokuroria e vjetër, Spak-u i ri, gjykatat e reja, asnjë dënim dhe ndëshkim deri tani.

4 viktimat kanë 10 vjet që gulçojnë nga plagët në varr, gardistët që i vranë bëjnë dever rrugëve të qytetit, të lirë e të paprekshëm.

4 viktima kanë 10 vjet që u brehen kokallat nga krimbat e mortjes në varr, Edi Rama ka 10 vjet që mbledh qeverinë e partinë dhe shkon vendos lule e aktron në bulevard…

Aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *