Leonardo di Caprio, sërish në mbrojtje të Vjosës: Nëse do të shpallej Park Kombëtar, çdo vit do tërhiqte rreth 1.5 mln vizitorë dhe do gjeneronte rreth 20 mln euro të ardhura

Leonardo DiCaprio ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Vjosa të shpallet Park Kombëtar.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, fituesi i çmimit “Oscar” ka bërë thirrje për mbrojtjen e Vjosës.
DiCaprio thotë se nëse do të shpallet Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.
“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej Park Kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera.
Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.
Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, ka shkruar aktori.