“Largo Saliun, ose shko në burg”, Berisha: Ja si e kërcënoi Yuri Kim, Bashën. Unë do u tregoj vendin, s’pyes për SHBA

Edhe në Vaun e Dejës ku mbajti “Foltoren” këtë të diel, Sali Berisha nuk hezitoi të ngrejë akuza ndaj Lulzim “Bravës”, siç e quan ai.
Berisha u shpreh se Basha është peng i një dosje për pastrim parash. Ai u shpreh se Basha pranoi të largojë Berishën nga politika për të mos shkuar në burg.
“Fatkeqësisht, sot Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë, SHBA.
Kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme për pluralizmin në Shqipëri.
Kë po mbështesin ata me përkrahjen ndaj Lul Bravës? Ai është peng i tyre, i marrë me dosjen Muzin.
Lulzim Basha është i marr peng me një dosje për larje parash në SHBA dhe Tiranë.
Ai firmosi që për të mos shkuar në burg, do të largonte Sali Berishën nga politika. Kjo është e vërteta, se si e kërcënoi Yuri Kim.
Por unë do u tregoj vendin”, tha Berisha.