4 Qershor, 2023

Lajme drithëruese nga PD: Më 8 janar po përgatiten palët për sulm fizik, dhe për dreq, me armë

 Lajme drithëruese nga PD: Më 8 janar po përgatiten palët për sulm fizik, dhe për dreq, me armë

Nga Nikoll Lesi

Lajmet për 8 janarin, ditën e protestës së madhe të Berishës dhe krejt demokratëve shqiptarë, po vijnë gjithnjë edhe më drithëruese pasi po flitet për njerëz me armë brenda selisë së PD-së.

Kjo është e tmerrshme se si shteti lejon që palët të përplasen ditën e shtunë edhe me armë.

Policia e shtetit duhet të arrestojë çdo njeri me armë pa leje që do të jetë ditën e shtunë në oborrin e PD-së.

Ndërkohë pala e Berishës akuzon Bashën se ka blinduar selinë blu dhe se brenda ka njerëz të armatosur nga Kosova.

Nëse kjo akuzë mbetet e vërtetë, atëherë kjo është e tmerrshme se si në mes të Tiranës lejohen armë dhe bomba luftarake që mendohet të përdoren ditën e shtunë në oborrin e PD-së.

Kryeministri Rama pavarësisht se synon të përkrahë Lulzim Bashëm, sepse me të qëndron dhjetëra vite në pushtet, përsëri mban përgjegjësi se lejon njerëz të armatosur dhe për kasaphanë, ku mund të vriten njerëz në PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *