Shkëlzen Berisha ndalohet në Zvicër, mister arsyeja

Shkëlzen Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Zvicrës, por ai është ndaluar nga autoritetet e aeroportit për arsye ende të panjohura.
Sapo ka mbërritur në një nga aeroportet e Zvicrës, burimet kanë treguar se Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, është kontrolluar për 15 minuta nga autoritet dhe më pas është shoqëruar në një zyrë.
Arsyet e këtij ndalimi nuk dihen, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ai është lënë sërish i lirë për të udhëtuar apo është mbajtur.
Kujtojmë që familja Berisha u shpall “non grata” nga SHBA dhe ata s’mund të udhëtojnë dot drejt Amerikës.
Orët në vijim pritet të mësohen më shumë të dhëna, teksa dyshimet janë që familja Berisha po transferon në Zvicër asetet e saj, nga frika e ndonjë hetimi nga SPAK.